Në Komunën e Podujevës ka një numër të madh të rasteve aktive me coronavirus.
Epidemiologia Bedrije Rama thotë për RTV Dukagjinin, se aktualisht në këtë komunë janë 461 raste aktive me COVID-19 derisa 35 persona kanë humbur jetën në përballje me Pandeminë.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë janë shënuar dy raste të vdekjeve për të cilët epidemiologia thotë se kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Epidemiologia thotë se presin shtim të rasteve pas zgjedhjeve në Podujevë.
Ajo thotë se zakonisht rastet paraqiten pesë deri shtatë ditë pas kontaktit me virusin.
“Një javë pas fushatës pritet të shihet nëse do të ketë shtim të rasteve me coronavirus”.
Rama thotë se për fatë të mirë Podujeva ka kapacitete për të pranuar pacientë me coronavirus dhe situata është nën kontroll.
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...