Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë duke punuar në zhbllokimin e rrugëve pas reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.
Bulliqi për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë vizituar sonte rrugët në fshatrat Kërpimeh, Metehi dhe Repë.
“Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Ne jemi duke punuar në terren me kapacitete të plota për t’i zhbllokuar rrugët dhe qarkullimi i qytetarëve të jetë normal. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, apeloj te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës