Një person është arrestuar pasi ka ushtruare dhunë ndaj familjarëve të tij.
Siç bën të ditur policia, i dyshuari përveç që ka rrahur katër familjarë të tij, tek i njëjti janë gjetur edhe 1.3 gramë substancë narkotik. Nuk tregohet lloji i narkotikëve.
Rasti ka ndodhur një ditë më parë në Podujeve rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike”, bën të ditur policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje./arbresh.info
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...