Në një ceremoni të organizuar në Komunën e Podujevës, kryetari i Komunës Agim Veliu dhe drejtori i kompanisë austriake ÖSTAP Christoph Gierlinger, nënshkruan projektin e përfunduar detaj për ndërtimin e kolektorit kryesor për grumbullimin e ujërave të zeza.
Nënshkrimi i këtij projekti i mundëson Komunës së Podujevës të aplikojë për të ashtuquajturën kredi e butë (Soft-loan), që jepet nga banka austriake.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën tonë, tani kur rrjeti i kanalizimit është shtrirë pothuaj në të gjitha vendbanimet. Realizimi i këtij projekti do të jetë i rëndësisë së veçantë, meqë mundëson grumbullimin e ujërave të zeza nga tërë territori i komunës sonë dhe ruajtjen e ambientit”, tha Veliu.
Ai falënderoi kompaninë ÖSTAP dhe kompaninë vendore “Ndërtimi”, e cila në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve të BE-së e hartoi projektin detaj.
Duke pasur parasysh se projekti është realizuar me kohë dhe në mënyrë profesionale, Veliu u shpreh i bindur se Komuna e Podujevës do të jetë përfituese e kredisë së butë.
Drejtori i kompanisë austriake ÖSTAP, Gierlinger, tha se Komun a e Podujevës është e para që e ka përfunduar projektin.
“Në bazë të seriozitetit dhe përkushtimit të treguar në këtë projekt, jam i bindur se Komuna e Podujevës do të jetë përfituese e kredisë, që do t’i mundësojë ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza”, tha Gierlinger.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij projekti ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u.d. drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Avni Fetahu, Milovan Moskoljev këshilltar në kompaninë OSTAP, Altene Krasniqi, përfaqësues e OSTAP-it për Kosovë dhe përfaqësues të kompanisë vendore “Ndërtimi”.
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot