Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në qytetin e Podujevës, më datat 19 dhe 20 qershor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në 18:00.
Arsyeja për këtë ndërprerje janë punimet teknike në gypin me diametër 450 mm, të cilat kanë për qëllim rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të qytetit.
“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë. Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës