Komuna e Podujevës e ka rrënuar objektin e ish-Komitetit, në të cilin gjendej edhe biblioteka, për t’i hapur vend ndërtimit të “Rrugës së xhamisë”.
Kështu, biblioteka e vetme e Podujevës tash e gjashtë muaj nuk është në shërbim të lexuesve.
Nazmi Elezi, zëdhënës i kësaj komune ka thënë për gazetën inFokus se zgjerimi i “rrugës së xhamisë” ka qenë e nevojshme për lagjet përreth.
Sipas tij kjo rrugë do të shërbej si unazë e brendshme e qytetit të Podujevës, shkruan gazeta inFokus.
“Objekti i vjetër administrativ, në të cilin ka qenë e vendosur edhe biblioteka e qytetit është rrënuar për tu realizuar projekti i ndërtimit të rrugës së re, rruga Qendër-Rrethi për Kërpimeh buzë Lumit Llap”, ka thënë Elezi për gazetën inFokus.
Ndërkaq, bibloteka e qytetit do të zhvendoset në objektin e administratës komunale derisa të transferohet në objektin e ri.
“Rruga tashmë është ndërtuar, kurse biblioteka e qytetit, deri në ndërtimin e objektit të ri, do të transferohet përkohësisht në objektin ekzistues të administratës komunale. Kjo do të ndodhë shumë shpejt, menjëherë pasi administrata komunale të zhvendoset në objektin e ri, ku aktualisht janë duke u kryer disa në bazë të vërejtjeve të komisionit për pranim teknik”, ka thënë Elezi.
Ditë më parë, Vetëvendosje në Podujevë, në shenjë proteste për mungesë të bibliotekës, ka shpërndarë disa lektyra shkolle.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...