Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist sot ka mbajtur aksion simbolik, si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së gruas në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, , i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje.
Një aktiviste nga ky kolektiv, fajësoi institucionet e Kosovës, ku tha se për vajzat dhe gratë në Kosovë, çdo ditë është një luftë.
“Brenda një jave, një burr e vrau një grua në Graçanicë, dhe një tjetër tentoi ta vriste gruan në Fushë Kosovë, ky i fundit ishte arrestuar ditë më parë për dhunë në familje, për t’u liruar pas 48 orëve në procedurë të rregullte, për gjatë gjithë kësaj kohe, jemi njoftuar për raste të shumta për dhunimesh e dhunë në familje, e ajo çka pamë nga institucionet, ishte një lojë e vazhdueshme për të hedhur fajin te njëra tjera,
duke i bërë bashkëfajtore institucionet e Kosovës për vrasjen e grave, ne rikujtojmë që për vajzat dhe gratë në Kosovë, çdo ditë është luftë”, theksoi ajo.
Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë, ka ndodhur edhe një vrasje e një gruaje në Kosovë nga bashkëshorti i saj në Gushtericë të Poshtme të Komunës së Graçanicës./Arbresh.info/





Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...