Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te huaja.
Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...