Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë të cilët po zhvillonin gara të shpejtësisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
Sipas njoftimit, ndaj tyre është shqiptuar gjoba nga 500 euro, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej 12 muajsh, shkruan Arbresh.info.
“Policia në Vushtrri, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.”, thuhet në njoftim.
“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës