Një gjashtë vjeçare u lëndua nga një plumb qorr. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë. Policia po merret me rastin.
Në oborr po luante gjashtë vjeçarja Viktoria Seta të enjten pasdite. Papritmas diçka jo e mirë i ndodhi asaj. Një plumb qorr i ra në pjesën e gjoksit.
“Është plagos mbesa ime Viktoria. Ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë”, tha Mihane Kamerolli, tezja e Viktorias.
Vajza nga Obrança e Podujevës u dërgua menjëherë në spital ku po qëndron ende.
Jeta e saj është jashtë rrezikut por plumbi nuk i është hequr ende.
Prindërit po i qëndrojnë pranë.
“Jemi tu prit për jetë a vdekje’, thotë nëna e saj.
“Rastin e kemi përjetu shumë rëndë. Na ka shqetësu ky rast shumë’, thotë babai Safeti.
Policia në Podujevë u mor menjëherë me rastin. Ata e pranojnë se rastet si ky janë shpeshtuar në këtë pjesë të Kosovës.
Policia sikurse edhe familjarët e vajzës apelojnë te të gjithë që të mos gjuajnë me armë nëpër festa.
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...