Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda me 25.05.2017, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinës ka bërë kontrollimin në pesë lokacione të ndryshme në regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.
Gjatë kontrollit të shtëpive dhe pronave të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me një karikator dhe dy fishekë, një pushkë ajrore ,një shtëpizë kompjuteri, 6 telefona cellular,7 fishekë të gjuetisë si dhe disa fletore dhe USB. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar me ç’ rast dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton arbresh.info.
I dyshuari i pestë nuk është gjetur në lokacionin e cekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...