Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit R.Gj., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 par.2 nën.par.2.1 lidhur me par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 31.10.2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.Gj., pas një planifikimi paraprak, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ia merr pasuritë e të dëmtuarës, në atë mënyrë që, i pandehuri duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro.
“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...