Teksa flet për kujtimet e tij në shtetin italian, infermieri Korab Gjana, deklaron se kujtimi më i veçantë për të është plaku italian që e kishte fituar betejën me virusin dhe nuk po dilte nga spitali pa u përshëndetur me stafin shqiptar.
“Unë kam qëndruar në Spitalin e Breshas e cila gjendet në regjionin e Lombardisë. Në momentin që i thonin pacientëve që kemi ardhur nga Shqipëria kishin gëzim të paparë dhe na falënderonin gjithnjë. Ishin shumë të surprizuar, Kujtimi më i veçantë për mua ishte kur një pacient 83 vjeçar, ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kishin hequr dorë nga ai. Ai më pas gjeti forcën dhe arriti ta fitojë betejën me koronavirus. Përderisa unë isha në një dhomë duke u marrë me një pacient tjetër, ai nuk po dilte nga spitali pa e përshëndetur stafin e Shqipërisë. Kjo ishte kujtimi më i veçantë i imi”, u shpreh ai.
Korab Gjana, thotë se situata në Itali po shkon duke u stabilizuar.

“Ka ende infermierë shqiptarë që aktualisht gjendet në Itali. Në momentin që kemi shkuar, Italia ishte në kulmin e të prekurve me virus. Në 2 javët e fundit situata u përkeqësua shumë dhe u rritë numri i të prekurve dhe të vdekurve. Tashmë situata është më mirë, dhe shpresojmë që të mbyllet sa më shpejtë”, shprehet ai.
Në fund të bisedës ai kërkon edhe bashkëpunim më të thellë të Kosovës me Shqipërinë në sistemin shëndetësor.
“Kosova dhe Shqipëria është një familje e madhe, do kisha dëshirë që një ditë të kemi në njëjtin nivel të sistemit shëndetësor që të dyja shtete. Shpresoj që të dyja shtetet të investojnë më tepër në shëndetësi, dhe të arrijmë standarde më të larta”, tha Gjana./Alban Begolli/arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...