Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.
Një person, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën, gjendet në kërkim policor.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...