Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë, të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
“Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast;
Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policiseë së Kosovës./arbresh.info/

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa