Plagët e luftës e lanë të paaftë për punë, sot nuk ka një vendstrehim të sigurt

12:04 | 29 Dhjetor 2019
Gita

Iu deshtë t’i bënte mbi pesë ndërhyrje pas plagëve të rënda që kishte marrë gjatë luftës në Kosovë, por sot Sylejman Imeri nga plagët që ka marrë është i paaftë për punë dhe vështirësitë nga jeta po ia keqësojnë gjendjen shpirtërore.

Në një banesë një dhomëshe, ai së bashku me 10 anëtarët e familjes së tij jetojnë në banesat e socialit në Prishtinë.

Storiet e tij nga lufta ngjajnë më një dramë që sot, Sylejmani, para kamerës së portalit arbresh i kujton me lot në sy.

I lumtur që është gjallë por i zhgënjyer tejmase me jetesën që e bën sot, Sylejmani ka pritur që 20 vjet pas luftës, fëmijët e tij të kenë një jetë më të mirë.

Ai, të paktën kërkonte punësimin e fëmijëve të tij dhe mundësinë e një vendstrehimi më të madh pasi që banesa që jetojnë është shumë e vogël për 11 anëtarë.

Intervista e invalidit të Luftës, Sylejman Imeri për portalin arbresh.info:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme