Plaçkitet një bankë në Prishtinë

18:30 | 21 Korrik 2016
M. A.

Para pak minutash ka ndodhur një plaçkitje në Prishtinë.

Plaçkitja ka ndodhur në filialen e Bankës “BKT” mbi kurriz.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë ‘zeri.info’ se aksioni ka zgjatur përafërsisht pesë minuta.

Njëri nga plaçkitësit ka pasur në posedim një armë të tipit AK47.

Ndërsa dy plaçkitës të tjerë kishin vendosur maska mbi kokë dhe kishin mbuluar ftyrën më ombrella të shiut.

Të gjithë punëtorët e bankës sipas burimeve të ‘zeri.info’ janë lidhur nga grabitësit ndërsa që është rrahur punëtori i sigurimit.

Plaçkitësit kanë arritur që ta marrin me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.

Shpërndaje në rrjete sociale