Kisha katolike “Shën Ndou” në Ulpianë është plaçkitur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, famullitari Don Rrok Gjolleshaj dhe Policia e Kosovës.
Vjedhja mendohet të jetë gjatë natës dhe askush nuk kishte dalë në vendin e ngjarjes deri në mëngjes kur u vërejt se ishte kryer plaçkitja.
“Plaçkitja është bërë gjatë natës, ne e kemi vërejtur që diçka nuk është në rregull gjatë orës 09:00 të mëngjesit kur kemi ardhur për ta hapur kishën”, tregoi për Gazetën Express famullitari Don Rrok Gjolleshaj.
Ndërkaq zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se janë duke e hetuar rastin.
“Ne jemi informuar në orën 09:00 të mëngjesit ku menjëherë kemi dal në vendin e ngjarjes. Në këtë kish është bërë një vjedhje e rëndë, ku jemi duke u marrë me rastin” tha Ahmeti.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...