Qendra e Skijimit në Brezovicë ka disa ditë që është hapur pas mbylljes që iu bë kur zëvendësministri i Diasporës Arian Daci humbi jetën nga një ortek i borës.
Për të siguruar vizitorët që vinë në këtë qendër skijimi, po përkujdesen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Pjesëtarët e FSK-së, përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë. Gjatë kësaj fundjave Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur një numër të madh të vizitorëve pas disa ditëve që ishte e mbyllur. Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik.



Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...