Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha të shiut, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në terren në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj, mes tjerash, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe se trupat e FSK-së janë në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë.
“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”, ka thënë Mehaj.
“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”, shtoi ai./arbresh.info/
Për kënd merr fund rrugëtimi sonte në BBVK?
“Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”, LDK vendos ...
Krasniqi me video-mesazh i kërkon Kurtit shkarkimin e Martin...
Albina Kelmdendi sot feston ditëlindjen
Akuzohet për posedim të kokainës, kjo është deklarata në Gjy...
Rizvanolli takohet me një delegacion kroat, diskutohet rreth...