Drejtori ekzekutiv nga Instituti D4D, Shpend Emini, ka thënë se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi shifrat tregojnë se numri i grave aktive në tregun tonë të punës është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Ai këto komente i bëri në aktivitetin e organizuara nga ky instituti, ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’, që kishte për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhimtarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë.
Po ashtu me këtë rast u tha se stimulimet e ndryshme për aktivizimin e grave në tregun e punës që kanë promovuar shtetet e ndryshme duhet të promovohen edhe në Kosovë, në mënyrë që të nxisin mekanizma efektivë që të kontribuojnë në mirëqenien e grave dhe shoqërisë.
Martina Perino nga misioni i USAID, tha se gratë nuk duhet të ndalen para vështirësive të punësimit , ndërsa Linda Shala, zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7, tha se përkundër diskriminimit të madh gjinor, gratë duhet të punojnë me përkushtim më të madh për mirëqenie të gjithë shoqërisë.
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.
Nga hulumtimi i D4D-së vlen të theksohet për gratë që të jenë pjesë e tregut kërkohet që së pari të ketë trajtim të barabartë me burrat por edhe pagesa të njëjta për punë të njëjtë
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...