Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se pilotët e FSK-së e kryen me sukses të lartë progragrim e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën Ajrore të Shqipërisë.
“Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët tanë të Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë”, tha Mehaj.
Ministri shtoi se ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë dhe forcat e vendeve tjera partnere rajonale mbi konceptin “Smart defense”.
“Në kohën kur jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky program është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive operacionale të pilotëve tanë”.
“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Mehaj. /arbresh.info/












Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë