Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips tha se kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia.
Ai thekson se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës.
“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në profilin e tij në “Twitter”, transmeton RTK.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...