Ish – ministri në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Sllavisha Petkoviq ka theksuar se votimi i demarkacionit nga ana e deputetëve të Listës Serbe në Beograd do të kuptohej si njohje e shtetit të Kosovës.
Ai në emisionin “Debat D Plus”, të “RTV Dukagjini” ka thënë se lajmet e publikuara ditëve të fundit nga mediat në Kosovë se në shkëmbim të votave për demarkacionin Lista Serbe ka kërkuar emërimin e tre pjesëtarëve të komunitetit serb bë bordin e Trepçës, tregojnë se kemi të bëjmë më një Qeveri që punon me kushte.
“Nëse është e vërtetë kjo, atëherë të kemi një problem me Qeverinë. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë çdo kush mund ta kushtëzoj atë. Nuk është normale të keni një qeveri që punon me kushte. Nesër ose pasnesër do ta votojmë buxhetin, çka do të bëjmë”, ka shtuar Petkoviq. /Telegrafi/
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...