Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti lidhur me një deklaratë që ka bërë sot për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Bruksel.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Petkoviq tha se gjatë ditës së djeshme në Bruksel, shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi ka refuzuar që të diskutojë për fatin e personave të pagjetur edhe përkundër se siç pretendon Petkoviq “Beogradi ka insistuar”.
“Ju vazhdoni të shkëlqeni Albin Kurti si dje dhe ‘eksperti’ Bislimi në Bruksel, i cili nuk pranoi të flasë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, edhe pse Beogradi insistonte për këtë. Duhet te genjesh, sapo ike dje nga tema e te zhdukurve”, ka shkruar Petkoviq./Arbresh.info/
Настављате да бриљирате @albinkurti као јуче и ‘експерт’ Бисљими у Бриселу, који је одбио да разговара о расветљавању судбине несталих лица, иако је Београд на томе инсистирао.
Биће да лажете, чим сте јуче бежали од теме несталих особа.https://t.co/1R2RwbB4Yx— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 16, 2023
Lexo edhe:
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...