Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka kujtuar zhdukjen e Ukshin Hotit.
Kryeministri Kurti ka shkruar se zhdukja e veprimtarit është krim i pazbardhur i Serbisë, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, zhdukja e Hotit gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve.
Po ashtu kreu ekzekutiv ka thënë se për këtë rast dhe shumë raste të tjera të zhdukjes gjatë luftës së fundit të Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtarë e cila e obligon që të jap çdo lloj informacioni , përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë.
Tutje, Kurti ka thënë se qeveria e tij nuk do të ndalet deri në zbardhjen e këtyre rasteve për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia./Arbresh.info/
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez