Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Kosovës i cili duhet të përmbushet pa vonesë.
Në një intervistë për “Politika”, ai ka thënë se çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një “Asociacion ndryshe” kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.
“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Kosovës i cili duhet të përmbushet pa vonesë. Çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një “Asociacion ndryshe” kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar Petkoviq.
“Beogradi me fjalë dhe me vepra ka treguar pafundësisht se është i përkushtuar vazhdimisht për dialog, por se tani është koha që Kosova më në fund të tregojë atë lloj përkushtimi”, ka vijuar ai.
Petkoviq ka thënë ndër të tjera se të gjithë elementet bazë të nevojshëm për formimin e Asociacionit janë të përfshira në Marrëveshjen e Brukselit dhe në tri marrëveshje shtesë që lidhen me këtë temë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?