Pesë persona janë arrestuar në Shtime pas një përleshje fizike.
Sipas policisë, gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një thikë, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Hetuesit rajonalë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).
Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte pasur konflikte të mëhershme, ndërsa përleshja ka ndodhur pas një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë në të njëjtën rrugë.
Tre të dyshuar (A. M., Sh. R. dhe E. S.) janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe për çdo zhvillim tjetër do të jeni të informuar me kohë./Arbresh.info/
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës