Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë kanë diplomuar pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.
“Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkah motrave e vëllezërve oficerë nga FA të Republikës së Shqipërisë.
Ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...