Në Kuvendin e Kosovës, sot pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku para deputetëve do të raportoj ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa nga ora 11:00, mblidhen këto komisione: Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Kurse, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të mblidhet nga ora 13:00./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot