Sot ka përfunduar projekti i ndërtimit të ujësjellësit në pesë fshatra të komunës së Skenderajt: Rakinicë, Turiqec, Rezallë e Re, Tushilë dhe Kopiliq i Poshtëm.
Ne ceremoninë e përurimit të këtij projekti, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka uruar banorët e këtyre fshatrave që nga sot do të kenë qasje ne ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.
“Instalimi i ujësjellësit në këto pesë fshatra në prag të festës së Fitër Bajramit dhe në këtë kohë pandemie është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e këtyre fshatrave që me vite janë ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm”.
Ai ka theksuar se përveç këtyre pesë fshatrave brenda dy muajve do të përfundojnë punimet edhe në shtatë fshatra të tjerë për të përfunduar kështu projektin në tërësi.
“Furnizimi i këtyre fshatrave me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit është mundësuar falë përkrahjes së Qeverisë Zvicerane e cila ka financuar ndërtimin e gypit kryesor të ujësjellësit dhe Qeverisë së Kosovës e cila ka financuar kyqjet individuale me 350 mijë euro”.
Jashari ka thënë po ashtu se këtë vit ka filluar edhe projekti tjetër i ujësjellësit për 10 fshatra tjera në Skenderaj.
Për të pasur furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, sipas Jasharit, jetike mbetet që të ndërtohet rezervari i ri në Brus e po ashtu të fillojë së implementuari projekti i ndërtimit të pendës së Kuqices e cila do të sigurojë ujë të pijshëm edhe për komunat tjera.
Jashari në fund, duke uruar banorët e këtyre fshatrave, ka kërkuar nga ta që të kursejnë sa më shumë ujin dhe kështu të përdorin atë në mënyrë sa më racionale për të pasur furnizim më të mirë me ujë nga ky ujësjellës.
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...