Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar sot 581 vjetorin e unitetit shqiptar në Lezhën e Besëlidhjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe
“Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit. Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE