Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot, pas një kohe të gjatë, po bëhen pikë kalimet e përbashkëta në Han i Elezit – Bllacë” dhe Glloboqicë – Jazhincë, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë. Këto pikë kalime kufitare do të ndihmojnë në qarkullimin më të shpejtë të ushtëtarëve dhe mallrave.
“Është kënaqësi që sot pas një kohe të gjatë po përurojmë një projekt të rëndësisë së veçantë për qytetarët e RKS dhe RMV-së. Krijimi i përbashkët i pikës kufitare janë pika të reja bashkëpunimi qe lidhin edhe më shumë shtetet tona dhe fuqizojnë më shumë miqësinë. Tani e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës. Na gëzon fakti qe policët tonë do te punojnë krahë për krahë ne fushën e sigurisë, ka vite qe qytetarët tanë në te dy anët e kufirit e kane pritur këtë ditë”, tha ai./Arbresh.info
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit