Në Vërri, përkatësisht në Leskovec të Prizrenit sot është bërë përurimi i Kalasë së UÇK-së.
Në ketë manifestim po merr pjesë gjeneral Kudusi Lame, , ish luftëtar të UÇK-se, bashkëluftëtar, familjar të dëshmorëve, Fatmir Limaj, Nait Hasani,Zafir Berisha etj.
Kryetari i Prizrenit tha se UÇK-ja ka bërë atë se çfarë nuk ka arritur t’a bëjë askush, ka sjellë lirinë.
Kurse, Zafir Berisha tha se Prizrenit po i bashkëngjitet edhe një kala, Kalaja e UÇK-së, që do t’i bëjë nder Kosovës. “Ne që mbetem gjallë sa të mundemi duhet t”a pasqyrojmë realitetin”, tha ai.
Fatmir Limaj tha se 25 vite më parë secili e kishte nga një histori. “Kosova ka bërë një hapë të papërshkrueshëm. 26 vite më parë në krye me komandantin legjendar arritëm ta kemi një ushtri dhe objektivin e realizuar, çlirimin e Kosovës”, tha ai.
Në këtë manifestim po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Në këtë zonë u zhvilluan beteja të fuqishme nga Brigada 125. Ky projekt u realizua nga komuna e Prizrenit, në 25 vjetorin e Çlirimit./rtk
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...