U përurua sot impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Mramor, impiant ky që u financua nga Republika e Çekisë në kuadër të programit për bashkëpunim dhe zhvillim, Komuna e Prishtinës, si dhe Ujësjellësi Rajonal Prishtina.
Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, dhe ndikon në përmirësimin e mjedisit si dhe ngritjes së cilësisë së ujit. Është zbatuar nga shoqata e kompanive profesionale nga Çekia – Ircon Sh.P.K si udhëheqëse e konsorciumit, dhe TopolWater. Partneri lokal në Kosovë ishte kompania Projekti Plus L.L.C.
Kompania zbatuese, përveç ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, realizoi trajnime për operim dhe mirëmbajtje dhe organizuan fushatë ndërgjegjësimi për banorët, me fokus të veçantë të fëmijët./Arbresh.info

Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë