Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku zëvendëskryeministren në detyrë, Emijla Rexhepi, deputetë të kuvendit, dhe stafin drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit përuruan renovimet në Repartin e Pulmologjisë të këtij spitali.
ZKM njofton se vlera e përgjithshme e investimit është 142 mijë euro. Nga ky investim 16% përfshin furnizimin me shtretër dhe inventar të ri, kurse pjesa tjetër është aspekti infrastrukturor i repartit.
“Ky repart tashmë do të ofrojë kushte dhe pajisje moderne si për trajtimin e pacientëve, ashtu edhe për performancën e mirë të personelit shëndetësor, duke siguruar komoditet për pacientët, nisur prej pastërtisë, rregullsisë, ndriçimit, ajrit të klimatizuar e kështu me radhë, e deri tek puna e palodhshme që e bën stafi mjekësor”, u shpreh Kurti.
E konsideruar si një qendër e rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve respiratore dhe për mbrojtjen nga tuberkulozi, ky repart i cili vitin e ardhshëm shënon 80-të vjetorin e funksionalizimit, ka ofron shërbime mjekësore çdo ditë, jo vetëm për pacientët nga Prizreni, por edhe për ata nga Suhareka, Rahoveci, Dragashi, Sharri, Malisheva, Mamusha e madje edhe Kukësit të Shqipërisë
Nga Spitali i Prizrenit, kryeministri u shpreh përzemërsisht mirënjohës për punën, përkushtimin dhe angazhimin e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit të Spitalit të Prizrenit, e në veçanti falënderues ndaj repartit të Pulmologjisë./Arbresh.info

Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme