Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, sot përuron punimet për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc.
Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i përfshirë në Fazën e II-të të investimeve, në vlerë prej 17 milionë euro, kombinim 11 milionë euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milionë euro kredi e butë, si vazhdimësi e fazës së I-rë të investimeve, përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badoc, si dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit.
Kjo fazë ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundon nesër, për deri sa Faza e III-të e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit mars. Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badoc do të ketë efekt pozitiv në perforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i Badocit.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...