Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktima është shtetas i huaj.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...