Serbët e Kosovës, sikur ata në Serbi janë duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri.
Nëpër vendvotimet në Kosovë është duke u vërejtur interesim i madh i tyre që ta hedhin votën.
Ndërsa, në qendrën më të madhe të votimit që gjendet në “Shkollën teknike” në Mitrovicën e Veriut, janë parë edhe njërës të uniformuar që po monitorojnë procesin zgjedhor. Ata, janë të veshur me uniforma të zeza, ku një njërën anë të dorës kanë flamurin e Serbisë.
Përmes në Mitrovicë, interesim i madh është vërejtur edhe në Graçanicë si dhe në Prilluzhë të Vushtrrisë për të votuar.
Monitorimi i këtyre zgjedhjeve është duke u bërë nga OSBE, por të pranishëm nëpër qendra ka edhe zyrtarë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë.
Një person në Graçanicë ka pasur ankesa për votimin kolektiv, që një rast i ka prirë Branimir Sotjanoviqi. /Klan Kosova/
Mësimdhënësi dyshohet se sulmoi një nxënës në Prizren
Themelohen dy ndërmarrje publike lokale, njëra në Fushë Koso...
OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm
Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë bashkëpunimin në eko...
FMN: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike në Kosovë
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...