Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane Blerta Deliu- Kodra, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka përqendruar diskutimin në emërimin e familjarëve dhe militantëve të LVV-je, nëpër borde, shkruan arbresh.info.
“Vetë keni thënë që familjarët janë për dasma e ahengje ju duheni me i qëndrua pas asaj se çka ka thënë Kryeministri, e nëse ata janë për ahengje e dasma atëherë leni për dasma e jo me i emërua nëpër borde”, ka thënë Deliu.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila ka renditur si pikë edhe çështjen e nepotizmit, pranimin e familjarëve nëpër pozita.
“Mos u arsyetoni në lidhje me emërtimin e personave nëpër borde, pasi që kur e kanë bërë këtë qeveritë e kaluara ju keni paraqitur probleme, andaj nuk është mirë me thanë që këta që i keni emru ju janë profesionist e ata që i emru ne nuk kanë qenë profesionist, është e pakuptimtë kjo dhe ju kisha lut mos të arsyetoheni”, tha Kadrijaj.
E Zëvendësministri Bislimi, në përgjigjëjen e tij ndaj akuzave të deputetëve, tha se kjo çështja e nepotizmit bëhet vetëm kur i ke borxh dikujt, e ne si kemi borxh askujt.
“Emërimet politike, pra kjo që po thuni ju nepotizëm, bëhen kur ke shumë parti në koalicion edhe bëhen si shkak kur ju ke borxhe dikujt, e na si kem me borxh kurrkujt, andaj ne kemi zgjedhur personat adekuat të cilët i kanë përmbushur kriteret.”, ka thënë Bislimi.
“Vetë keni thënë që familjarët janë për dasma e ahengje ju duheni me i qëndrua pas asaj se çka ka thënë Kryeministri, e nëse ata janë për ahengje e dasma atëherë leni për dasma e jo me i emërua nëpër borde”, ka thënë Deliu./arbresh.info/

Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit...
Rama në Abu Dhabi: Projekt mbi 1 miliard euro me Emiratet dh...
FSK realizon ligjërata në shkollat e Kosovës për vetëdijesim...
Reali i përgjysmuar për ndeshjen ndaj Albacates
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5
Haradinaj i premton Sorensenit kontribut për formimin e shpe...