Përplasen dy motoçikleta në Pejë, motoristët përfundojnë në spital

09:54 | 27 Korrik 2026
E.G

Dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy motoçikletave në Pejë.

Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë njësitet policore po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale