Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se lagjet që deri dje u ndërtuan pa plan, sot po marrin formë.
Ai ka dhënë detaje për planin të cilin po e jetëson dita-ditës.
“Për herë të parë në kryeqytet lagjet që deri dje, u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë. Densitetet, funksionet, programet, vizioni, rrugët, kanalizimi, ndriçimi e shenjëzimi, krejt sipas planeve strategjike urbane”, tha Rama.
Ai theksoi se me planin e rigjenerimit urban në Kolovicë e Kodër të Trimave, do të kthehet integriteti i qytetarëve.
“Me projektin e rigjenerimit urban, po kthejmë integritetin e qytetarëve, e rregullin dhe jetën moderne në dy prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës, në Kolovicë dhe në Kodrën e Trimave. Prishtina, përtej kaosit urban, tash veç me plan”, tha Rama.
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...
“Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim”...