Google ADS

Përparim Rama mbështet “Marshin për Drejtësi”

22:52 | 1 Prill 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar marshit “Liria ka Emër” i cili do të mbahet nesër në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Rama përmes një postimi në “Facebook”, tha  se me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë po marshojmë për t’i rikujtuar publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës kanë mbetur të pandëshkuara dhe se kriminelët janë të lirë.

Postimi i plotë:

Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftes!

Marshi do të mbahet këtë të diele me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale