Ajri në Kosovë ka shënuar përmirësim javëve të fundit.
Sot cilësia e ajrit në Kosovë është e mirë, shkruan arbresh.info.
Sipas matjes së bërë sot në orën 10:00 nga Ambasada Amerikane në Kosovë, cilësia e ajrit është 50 AQI që konsiderohet si e kënaqshme.
“AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik”, thuhet në publikim.
Ndryshe ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën.
Në Shtetet e Bashkuara, Ligji për ajër të pastër (Clean Air Act, i cili për herë të parë është miratuar në vitin 1970) është nxjerrë për ta pastruar ajrin nga ndotja dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë amerikanëve. Duke pranuar se ndotja nuk është problem që ndalet në kufi, Shtetet e Bashkuara gjithashtu monitorojnë dhe iu ofrojnë disa shteteve ndihmë për ta kuptuar më mirë ndotjen e ajrit./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...