Ka filluar procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Në këtë seancë ka filluar dëshminë e tij Haradinaj, raporton arbresh.info
Mirëpo me të filluar dëshminë Haradinaj u emocionua, saktësisht kur avokati mbrojtës e pyeti se ku është rritur, kjo ka bërë që në përgjigje e sipër Haradinaj të përlotet.
Avokati: Ku keni lindur?
Haradinaj: Gllogjan, Deçan.
Avokati: Cila është kombësia juaj?
Haradinaj: Kombësia ime është shqiptare, shtetas i republikës së Kosovës.
Avokati: A jeni i martuar?
Haradinaj: Po.
Avokati: A mund ta konfirmoni se jeni rritur ne Kosovë?
Haradinaj Një pjesë të jetës jam rrit në Kosovë deri në 17 vjet e gjysmë, pastaj nëpër burgjet e Serbisë.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...