Pesë persona janë arrestuar të dielën në mesditë në fshatin Bellancë të Vitisë, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike me dy persona të tjerë për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të tokës.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha.
“Fsh. Bellancë, Viti 11.05.2025 – 14:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...