Një akt i pazakonshëm ka ndodhur në një xhami të Prishtinës, veçse pa pasoja të rënda.
Brenda faltores, imami dhe besimtarët e tjerë u ndeshën me një person që me këmbëngulje kishte provuar të këndonte ezanin.
I dyshuari, sipas dëshmitarëve është një person me të meta mendore, që më herët kishte kryer vjedhje në xhami.
Edhe vetë imami në këtë xhami Jahir Beqiri, thotë se ky person u ka sjell telashe edhe më herët e që sipas tij, i dyshuari, të cilit nuk ia dinë adresën, u ka bërë problem edhe xhamive të tjera në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Këshilli i Bashkësisë Islame nuk ka dashur të komentojë për rastin, ani se prapa kamerave kanë bërë me dije se atë e kanë paraqitur në polici, tek të martën.
https://www.youtube.com/watch?v=qgdQsITPNSE
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...