Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur dje në fshatin Muzeqinë të Shtimes.
Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor në Shtime, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, të dyshuarit E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura e rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin publik, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...