Kopshti “Dea” në kryeqytet, që nga e mërkura, nuk do ta përdorë më për ngrohje thëngjillin por drutë.
Rreth 15 metra kub dru të konfiskuara ia ka dhuruar Ministria e Mjedisit kësaj çerdheje.
Ministrja e këtij dikasteri, Albena Reshitaj, thotë se do të vazhdojnë të ofrojnë alternativa tjera, në mënyrë që, sipas saj, të ndërpritet përdorimi i thëngjillit.
Por njëjtë si MMPH-ja, e cila menaxhon Parkun Kombëtar të Sharrit dhe të Bjeshkëve të Nemuna, nuk po vepron edhe Agjencia e Pyjeve, e cila menaxhon me parqet tjera kombëtare, raporton KTV.
Drutë e konfiskuara nga këto parqe po shiten nga komunat shumë më lirë se shitësit ilegalë.
Shumë familje me kushte jo të mira ekonomike, që do të mund të përfitonin dru falas, vazhdojnë ta kenë thëngjillin alternativë të vetme të ngrohjes.
Në kohën kur Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se do të marrë masa për ndalimin e përdorimit të thëngjillit, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, ai vazhdon të shitet më shumë sesa drutë, për shkak të çmimit më të lirë.
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava