Franca dhe Gjermania, çdo vit të përfaqësuara nga ambasadorët e tyre, Olivier Guérot dhe Rainer Rudolph, përkujtojnë së bashku Armëpushimin e 11 nëntorit 1918, i cili i dha fund armiqësive në Luftën e Parë Botërore.
Kjo ceremoni e përbashkët, e kushtuar nderimit të kujtimit të ushtarëve të rënë, përfaqëson një simbol të thellë të pajtimit franko-gjerman dhe të angazhimit të përbashkët për paqe.
“Ish-armiqtë bashkohen tani për të nderuar guximin e ushtarëve të tyre dhe për të njohur vuajtjet e mëdha që kanë përjetuar popujt e tyre. Është pikërisht ky shpirt i qëndrueshëm pajtimi që vazhdon të udhëheqë dhe të forcojë partneritetin franko-gjerman, i orientuar me vendosmëri drejt një të ardhmeje të përbashkët”, thuhet në njoftim të dy ambasadave.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar